Flash News

Bota

Shpallën të vdekur presidentin Erdogan, Turqia nis hetimet për 30 persona

Shpallën të vdekur presidentin Erdogan, Turqia nis hetimet për 30

Turqia ka nisur hetimet për 30 persona të cilët nxitën spekulime për shëndetin e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Sipas Euronews, të dyshuarit po ndiqen penalisht pas postimeve në Twitter të cilat mbanin të shkruar hashtag-un “i vdekur”.

Sipas autoriteteve, individët ndaj të cilëve është regjistruar procedim penal, kishin shpërndarë dezinformim dhe përmbajtje manipuluese.

“Janë identifikuar 30 persona dhe ndaj tyre kanë nisur procedurat e nevojshme ligjore. Për postimet që përmbajnë gënjeshtra, të pabaza dhe dezinformata, kryhen hetime të nevojshme dhe i dërgohen organeve të drejtësisë”, raportojnë autoritetet.

Avokatët e Erdoganit kanë paraqitur gjithashtu një ankesë në zyrën e kryeprokurorit të Ankarasë. Ditët e fundit janë shtuar spekulimet për shëndetin e Erdoganit, pasi së fundmi ai u fotografua me vështirësi në ecje.

Erdogan, i cili ka qenë në pushtet për gati dy dekada, iu nënshtrua një operacioni serioz në zorrë në vitin 2011. Dalja e tij më e fundit publike ishte në samitin e G20 të së dielës në Romë, ku Presidenti turk u takua me Presidentin e SHBA Joe Biden.

Erdogan anuloi paraqitjen e tij në konferencën COP26 të OKB-së për klimën në Glasgow të hënën, duke përmendur arsye sigurie.

Të fundit