Flash News

Bota

Shpërfilli gjykatën, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dënohet me burg

Shpërfilli gjykatën, ish-presidenti i Afrikës së Jugut
Jacob Zuma

Gjykata më e lartë e Afrikës e ka shpallur ish-presidentin Jacob Zuma fajtor për përbuzje të gjykatës dhe e dënoi atë me 15 muaj burg, një veprim historik në sagën e korrupsionit për një kohë të gjatë në vend.

Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut urdhëroi që Zuma të paraqitej në një komisariat policie në qytetin e tij të lindjes Nkandla ose Johannesburg brenda pesë ditësh.

Urdhri buron nga refuzimi i Zumës për t'u paraqitur në një komision anti-korrupsion për t'iu përgjigjur pyetjeve lidhur me pretendimiet se ai është përfshirë në afera korruptive gjatë kohës kur ishte president.

Zuma i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Ai shërbeu si president i Afrikës së Jugut nga 2009 në 2018.

Të fundit