Flash News

Bota

Shpërthen një rezervuar karburanti në Liban, humbin jetën 22 persona dhe plagosen dhjetëra të tjera

Shpërthen një rezervuar karburanti në Liban, humbin jetën 22

Të paktën 22 persona ndërruan jetë dhe 79 të tjerë u plagosën për shkak të shpërthimit të një rezervuar karburanti në Liban, mëngjesin e sotëm. Ngjarja ndodhi në qytetin Altalil, që është një nga zonat më të varfra të Libanit.

Libani po vuan nga një mungesë e madhe e karburantit, duke çuar në radhë të gjata në stacionet e benzinës. Rreth 200 persona ishin aty në kohën e shpërthimit, thanë dëshmitarët okularë.

Ministri i Shëndetësisë Hamad Hassan tha se disa persona që kishin pësuar djegie kërkonim trajtim të shpejtë jashtë vendit.

"Ne kemi nevojë për ndihmë urgjente për të çuar disa nga të plagosurit jashtë vendit. Ka raste djegiesh që janë më të rënda  sesa aftësia e spitaleve libaneze për t'i trajtuar", tha ai për Reuters.

Në mesin e viktimave kishte dhe personel ushtrie dhe të forcave të sigurisë. Kanali televiziv lokal Al-Jadeed raportoi nga dëshmitarët okularë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një person që ndezi një çakmak.

Burimi: Reuters

Të fundit