Flash News

Bota

Shpërthen Tesla para hotelit të Trump, reagon Elon Musk

Shpërthen Tesla para hotelit të Trump, reagon Elon Musk

Një automjet i llojit Tesla shpërtheu para hotelit të Donald Trump në Las Vegas, SHBA.

Nga shpërthimi humbi jetën drejtuesi i automjetit, ndërsa disa persona që ndodheshin pranë veturës mbetën të lënduar.

Automjeti, modeli Cybertruck i prodhuar nga Tesla, kompania themeluar nga Elon Musk, ishte përdorur më herët nga Donald Trump gjatë fushatës që e dërgoi drejt fitores si presidenti i 47-të i SHBA-së, shkruajnë mediat amerikane.

Në një mesazh në platformën X, Elon Musk deklaroi se “ekspertët e Teslas po hetojnë intensivisht këtë incident. Do të ndajmë të gjitha informacionet sapo të jenë të disponueshme. Kjo është diçka që nuk e kemi hasur më parë”.

Kjo veturë u prezantua për herë të parë në nëntor të vitit 2019 dhe ka tërhequr vëmendje për dizajnin e saj futuristik dhe specifikimet e larta.

Të fundit