Flash News

Bota

Shpërthen vullkani Etna në Siçili, llavë dhe hi në qiellin e Mesdheut (VIDEO)

Shpërthen vullkani Etna në Siçili, llavë dhe hi në
Foto nga shpërthimi i vullkanit

Vullkani më i madh i Europës, Etna, ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të diele, rreth orës 21: 20 me orën lokale, pas një tërmeti me madhësi 2.7.

Mount Etna me një lartësi 3,329 m, i konsideruar si i dyti më aktiv në botë pas malit Kilauea të Havait, shpërtheu duke lëshuar llavë dhe hedhur mbetje të zjarrta, ndërsa shtëllunga e hirit të arrinte pesë kilometra në qiellin e Mesdhe.

Një tufë e trashë hiri dhe tymi veshi zonën përreth, dhe kjo vihet re edhe nga pamjet e siguruara nga mediat e huaja. Krateri i Etnas ka nxjerrë llavë dhe hi duke ndezur natën e errët siçiliane në Itali.

Deri më tani nuk raportohet për dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit. Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Siçili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.

Vullkani qëndron në majë të një shtrese midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike që e bën atë veçanërisht aktiv. Dhjetë njerëz u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në 16 Mars 2017.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Il Mondo dei Terremoti (@ilmondodeiterremoti)

Të fundit