Flash News

Bota

Shpërtheu bombola e oksigjenit/ Zjarr në një spital covid në Irak, humbin jetën mbi 50 persona

Shpërtheu bombola e oksigjenit/ Zjarr në një spital covid në

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ra në një spital covid në Nasiriya, Irak. Shkaku i zjarrit në spitalin al-Hussein është ende i paqartë, por dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombël oksigjeni.

Pjesa më e madhe e sistemit të kujdesit shëndetësor në Irak është në gjendje të keqe, si pasojë e konflikteve të vazhdueshme ku është përfshire ky vend. Kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi urdhëroi arrestimin e shefit të spitalit.

Kryetari i parlamentit irakian, Mohammed al-Halbousi, shkroi në Tëitter se flakët ishin "prova e qartë e dështimit për të mbrojtur jetën në Irak dhe se është koha t'i jepet fund këtij dështimi katastrofik".

Reparti ku ra zjarri kishte hapësirë ​​për 70 shtretër dhe u ndërtua vetëm tre muaj më parë. Kjo është një ngjarje e përsëritur, pasi rasti i parë ndodhi në prill, ku humbën jetën të paktën 82 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë.

Iraku ka regjistruar 1.4 milion raste me Covid-19 dhe ka raportuar më shumë se 17,000 viktima sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Vendi ka dhënë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19 për më shumë se një milion banorë, ndërsa në total ka afërsisht 40 milion që ka në total.

Burimi: BBC

Të fundit