Flash News

Bota

Shpërthim i fuqishëm në bazën ajrore ruse në bregun perëndimor të Krimesë

Shpërthim i fuqishëm në bazën ajrore ruse në bregun

Një bazë ajrore ruse thellë prapa vijës së frontit në Krime është dëmtuar nga disa shpërthime të mëdha, duke vrarë të paktën një person.

Ende nuk ëhstë e qartë nëse ishte shënjestruar nga një sulm raketor ukrainas me rreze të gjatë, raporton The Guardian.

Video të shumta të mediave sociale treguan shpërthime dhe re që dilnin nga baza ushtarake Saky në Novofedorivka në bregun perëndimor të Krimesë të martën pasdite, duke shkaktuar polemika se si mund të ishte sulmuar një vendndodhje më shumë se 100 milje (160 km) nga vija e frontit.

Më vonë një zyrtar i lartë ukrainas u duk se mori përgjegjësinë, pa dhënë detaje.

Ministria ruse e mbrojtjes i tha agjencisë së lajmeve RIA Novosti se shpërthimet ndodhën rreth orës 15:20 me orën lokale dhe se "disa municione të aviacionit shpërthyen" në një zonë magazinimi. Ai tha se po përpiqej të zbulonte shkakun e incidentit.

Të fundit