Flash News

Bota

Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë

Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë

Disa persona janë plagosur pasi një shpërthim shkatërroi një bllok apartamentesh trekatëshe në Hagë.

Shkaku i shpërthimit në lagjen Mariahoeve të qytetit holandez wshtw i paqartë. Autoritetet e urgjencës thanë se katër persona ishin shpëtuar dhe dërguar në spital, por nuk mund të thonë se sa njerëz mund të jenë ende nën rrënoja.

Banorët e lagjes verilindore thanë se dëgjuan një zhurmë të madhe dhe britma para agimit. Një grua tha për mediat lokale se mendonte se kishte pasur një tërmet.

Autoritetet holandeze vendosën në vendngjarje një ekip të specializuar urban kërkimi dhe shpëtimi, duke përfshirë katër qen të trajnuar për të gjetur viktima. Ekipi është përdorur më parë gjatë tërmetit shkatërrues në Turqi në 2023.

Të fundit