Flash News

Bota

Shpërthim kimik në Gjermani, 16 persona të plagosur dhe pesë të zhdukur

Shpërthim kimik në Gjermani, 16 persona të plagosur dhe pesë

16 persona janë plagosur dhe pesë të tjerë janë raportuar të zhdukur, pas shpërthimi kimik në qytetin gjerman të Leverkusen.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 9.30 të mëngjesit në një fabrikë të djegies së mbeturinave në Chempark në Leverkusen. Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Fatkeqësive e klasifikoi shpërthimin si "një kërcënim ekstrem", njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të qëndrojnë larg zonës, ku ndodhi shpërthimi. Disa autostrada janë mbyllur pjesërisht.

Burimi: Euronews

Të fundit