Flash News

Bota

Shpërthim në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

Shpërthim në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fabrikën e prodhimit të municioneve Accurate Energetic Systems në Tenesi, SHBA, duke shkaktuar disa viktima dhe persona të zhdukur.

Autoritetet lokale, përfshirë sheriffin e Qarkut Humphreys, Chris Davis, kanë konfirmuar humbjen e jetës së disa personave, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit.

Zjarret që pasuan shpërthimit po trajtohen nga ekipet e emergjencës, megjithatë ato qëndrojnë larg zonës për shkak të rrezikut të shpërthimeve të mëtejshme. Fabrika prodhon lëndë shpërthyese për Departamentin e Mbrojtjes dhe tregun amerikan të armëve.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe shmangie të zonës deri në përfundimin e hetimeve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Të fundit