Flash News

Bota

Shpërthimi në Nashville që dëmtoi dhjetëra ndërtesa mëngjesin e Krishtlindjes, dyshohet i qëllimshëm

Shpërthimi në Nashville që dëmtoi dhjetëra
Nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim në mëngjesin e Krishtlindjes tronditi qendrën e qytetit Nashville nw Tennessee tw SHBA duke plagosur të paktën tre vetë dhe dëmtuar dhjetëra ndërtesa.

Sipas BBC, mendohet se ngjarja të jetë një veprim i qëllimshëm.  

Autoritetet lokale dhe federale po hetojnë shpërthimin e një automjeti që transmetoi një paralajmërim për banorët para se të shpërthente në qendër të qytetit Nashville të Premten herët.

Shpërthimi, të cilin policia e quajti një "akt të qëllimshëm", shkatërroi qetësinë e Krishtlindjes në mëngjes në qytet në qendër rreth orës 6:30 të mëngjesit. Tre njerëz morën lëndime jo kritike, pati dëmtime nw banesa , disa pemë u rrëzuan në tokë dhe rrugët kishin pamjen e djegur të një fushe beteje.

Sipas policisë, oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes para shpërthimit, duke iu përgjigjur njoftimeve për të shtëna rreth orës 5:30 të mëngjesit dhe gjetën një RV të parkuar para një ndërtese të AT&T. RV po transmetonte një paralajmërim rreth një shpërthimi të pashmangshëm dhe duke u thënë njerëzve të evakuohen përmes asaj që tingëllonte si një zë i regjistruar.

Zyrtarët thanë se nuk kishin kuptim për motivin e askujt që do të vinte një bombë para agimit në një zonë kryesisht të shkretë pasi i paralajmëruan njerëzit të qëndronin larg.

 

Të fundit