Flash News

Bota

Shpërthim në një pikë karburanti në Irlandë, të paktën shtatë të vdekur

Shpërthim në një pikë karburanti në Irlandë,

Shtatë persona janë konfirmuar të vdekur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në County Donegal në Irlandë.

Një operacion kërkimi po vazhdon pasi një numër personash janë ende të zhdukur. Tetë persona u dërguan gjithashtu në spital, shkruan BBC.

Shpërthimi ndodhi në një stacion shërbimi Applegreen në fshatin Creeslough të premten pasdite.

Gardaí (policia irlandeze) tha se tre viktima u konfirmuan të premten dhe katër u konfirmuan gjatë natës.

Shpërthimi shkatërroi ndërtesën dhe një pjesë të një pallati.

 

Të fundit