Flash News

Bota

Shpërthim zjarri në një spital Covid-i në Turqi, raportohen 8 viktima

Shpërthim zjarri në një spital Covid-i në Turqi, raportohen

Tetë persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një spital Covid-i në Turqi.

Lajmin u bë i ditur nga zyra e guvernatorit të provincës juglindore, Gaziantep, shkruan Reuters.

Përmes një deklarate, guvernatori tha se zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një respiratori. Ndërkohë  11 pacientë që po trajtoheshin në repartin ku shpërthyen flakët janë transferuar në spitalet e afërta.

Pacienti më i ri që vdiq nga shpërthimi i zjarrit ishte një 56 vjeçar, ndërsa më i moshuari 85 vjeç. Raportohet se shtatë pacientë vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër gjatë transferimit në një spital tjetër.

Zjarrfikësit dhe policia nxituan në vendin e aksidentit, ndërkohë që nisën dhe hetimet.

Të fundit