Flash News

Bota

Shpërthime të fuqishme në Lviv, presidenti Biden ndodhet rreth 400 km larg qytetit

Shpërthime të fuqishme në Lviv, presidenti Biden ndodhet rreth

Të paktën tre shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin historik të Lviv në Ukrainë, rreth 400 km larg qytetin të Varshavës ku presidenti amerikan Joe Biden ka shkuar për të vizituar refugjatët ukrainas.

BBC ka sjellë pamje të një kodre ku mësohet se janë dëgjuar shpërthimet nga ku dallohen shtëngulla të zeza tymi.

Shpërthime të fuqishme në Lviv, presidenti Biden ndodhet rreth

Gjatë vizitës së tij në Varshavë, teksa pa gjendjen e rfugjatëve ukrainas që janë larguar nga lufta ruse, Joe Biden e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin duke e quajtur atë një “kasap”.

“Ai është një kasap”, tha Biden.

Pasi fillimisht u përpoq të minimizonte një rivalitet personal midis tij dhe Putinit, Biden ka rritur retorikën e tij kundër Putinit gjatë 10 ditëve të fundit. Javën e kaluar, për herë të parë e quajti Putinin një "kriminel lufte" dhe më pas e quajti atë si një "diktator vrasës.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi zyrtarisht të mërkurën se anëtarët e forcave të armatosura ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë. Vendimi për të lëshuar një akuzë formale shënoi një hap të rëndësishëm nga qeveria amerikane pas javësh refuzimi për të thënë zyrtarisht se sulmet e kryera kundër civilëve në Ukrainë ishin krime lufte.

Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë përgjegjësi për të akuzuarit për kryerjen e krimeve të supozuara dhe nëse vetë Putini do të detyrohet të mbajë ndonjë përgjegjësi.

Të fundit