Flash News

Bota

Shpërthim me bombë në një xhami në Pakistan, të paktën 59 të vdekur

Shpërthim me bombë në një xhami në Pakistan, të

Të paktën 59 persona janë vrarë nga një bombë që synonte me sa duket policët që faleshin në një xhami në Peshaëar, Pakistan.

Kryeministri Shehbaz Sharif tha se "terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kryejnë detyrën e mbrojtjes së Pakistanit".

Një zëdhënës i spitalit tha për BBC se numri i të vdekurve është 59, ndërsa 157 persona u plagosën.

Shefi i policisë së Peshavarit, Muhammad Ijaz Khan, tha për mediat lokale se në atë zonë ndodheshin midis 300 dhe 400 zyrtarë policorë.

Xhamia është në një nga zonat më të kontrolluara të qytetit, e cila përfshin selinë e policisë dhe zyrat e inteligjencës dhe kundër terrorizmit.

Talebanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë e shpërthimit. 

Të fundit