Flash News

Bota

Shpërthimi në Poloni, NATO del me qëndrim zyrtar: Nuk sulmoi Rusia

Shpërthimi në Poloni, NATO del me qëndrim zyrtar: Nuk sulmoi

NATO ka dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me shpërthimin e djeshëm në Poloni. Jens Stoltenberg thotë se nuk ka "indikacione" se shpërthimi i raketës në Poloni ishte rezultat i "një sulmi të qëllimshëm".

"Nuk ka asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s", tha ai.

Stoltenberg u shpreh se incidenti në Poloni "ka gjasa" të jetë shkaktuar nga aktiviteti i sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Stoltenberg thotë se aleatët e NATO-s kanë shprehur "mbështetje të fortë" për aleatin e tyre Poloninë dhe kanë shprehur "ngushëllimet e tyre më të thella për humbjen tragjike të jetëve" pas shpërthimit të raketës.

Ai shton se NATO ka rritur ndjeshëm se praninë e saj ushtarake në lindje që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

I pyetur në lidhje me pretendimet e Ukrainës dje se shpërthimi i raketës në Poloni ishte një "teori konspirative ruse" dhe sa të ndryshme janë gjetjet paraprake të NATO-s, Stoltenberg përsëri thotë se hetimet nuk kanë përfunduar plotësisht.

Ai ritheksoi se Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje në vazhdën e pushtimit të shkurtit nga Moska - por përsërit se vetë NATO nuk është një "palë" në luftën midis fqinjëve.

Burimi: BBC

Të fundit