Flash News

Bota

Shpërthimi në Stamboll, ministri: 22 të arrestuar, pas sulmit fshihen kurdët

Shpërthimi në Stamboll, ministri: 22 të arrestuar, pas sulmit

Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 20 të dyshuar, duke përfshirë një autorin që besohet të ketë vendosur bombën që shpërtheu në një nga rrugët më të populluara të Stambollit, tha sot ministri i brendshëm.

Suleyman Soylu shtoi se gjetjet fillestare treguan se militantët kurdë ishin përgjegjës për shpërthimin vdekjeprurës.

“Personi që vendosi bombën është arrestuar. Sipas gjetjeve tona, organizata terroriste PKK është përgjegjëse", tha Soylu

Autoritetet thanë se gjashtë persona humbën jetën dhe 81 u plagosën nga shpërthimi në Istiklal Avenue.

Ministri akuzoi gjithashtu forcat kurde që kontrollojnë pjesën më të madhe të Sirisë verilindore, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste, se qëndrojnë pas sulmit.

“Ne besojmë se urdhri për sulmin është dhënë nga Kobane”, shtoi ai.

Kobane, një qytet që ka mbetur i famshëm për betejën e vitit 2015 që u mundësoi forcave kurde të zmbrapsnin grupin e Shtetit Islamik, kontrollohet nga Forcat Demokratike Siriane (SDF), nga të cilat Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG), aleate me PKK, janë një komponent kryesor.

Burimi: Euronews

Të fundit