Flash News

Bota

Shpresa për armëpushim, raundi i tretë i bisedimeve Rusi-Ukrainë është planifikuar këtë fundjavë

Shpresa për armëpushim, raundi i tretë i bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz se një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë, njofton kancelari gjermane pas një bisede telefonike midis dy krerëve të shteteve këtë të premte.

Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, tha një negociator ukrainas pas përfundimit të bisedimeve. Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për një armëpushim për korridoret humanitare për civilët.

"Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare," tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter një ditë më parë.

Të fundit