Flash News

Bota

Shpresë për Krishtlindjet? OBSH: Omicron nuk ka shkaktuar asnjë vdekje

Shpresë për Krishtlindjet? OBSH: Omicron nuk ka shkaktuar asnjë

OBSH ka bërë me dije se askush nuk ka vdekur nga lloji varianti i fundit i Covid-19, Omicron, mes frikës në rritje për një bllokim të Krishtlindjeve.

Lloji i ri është regjistruar në gjithsej 38 vende. SHBA-ja dhe Australia janë vendet më të fundit që raportuan raste të variantit.

OBSH ka paralajmëruar se mund të duhen javë për të përcaktuar se sa infektues është varianti, nëse shkakton forma të rënda dhe sa efektive janë trajtimet dhe vaksinat kundër tij.

“Ne do të marrim përgjigjet që i duhen të gjithëve”, tha drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan.

OBSH tha se nuk kishte parë ende asnjë raport të vdekjeve në lidhje me Omicron, por përhapja e variantit të ri ka çuar në paralajmërime se mund të shkaktojë më shumë se gjysmën e rasteve të Covid në Evropë në muajt e ardhshëm.

Varianti i ri mund të ngadalësojë gjithashtu rimëkëmbjen ekonomike globale, ashtu siç bëri Delta, tha të premten shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

“Edhe para ardhjes së këtij varianti të ri, ne ishim të shqetësuar se rimëkëmbja, ndërkohë që vazhdon, po humbet disi vrullin”, tha ajo.

Ndërkohë, frika për një bllokim të Krishtlindjeve është rritur, me ekspertët që paralajmërojnë se Covid mund të shkatërrojë festat gjatë "pesë viteve të ardhshme" derisa të vendoset në një gjendje endemike.

Por kryeministri britanik Boris Johnson tha se festat e Krishtlindjeve nuk duhet të anulohen. Shkencëtarët tashmë po vlerësojnë se një në çdo 300 raste të reja është varianti Omicron.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Omicron "do të bëhet dominues në MB" veçanërisht në mesin e të pavaksinuarve.

Burimi: The Sun

Të fundit