Flash News

Bota

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka regjistra të vizitorëve në rezidencën e presidentit Biden

Shtëpia e Bardhë: Nuk ka regjistra të vizitorëve në

Shtëpia e Bardhë tha se nuk ekzistojnë regjistra të vizitorëve në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Wilmington të shtetit Delaware, ku u gjetën dokumente të klasifikuara nga koha kur ai ishte nënpresident.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se arsyeja për mungesën e tyre është se shtëpia në Delaware është një rezidencë private.

Republikanët kanë kërkuar të shohin regjistrat në shtëpinë e tij në Delaware pasi dosjet e klasifikuara u zbuluan atje. Të hënën, zyra e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë tha se nuk është praktikë standarde të mbash shënime se kush i viziton shtëpitë private të presidentëve.

Të paktën 20 dokumente janë gjetur në shtëpinë e Biden dhe në një zyrë që ai përdorte në Uashington kur shërbente si zëvendëspresident nën administratën Obama.

Disa prej tyre u shënuan "Top Secret", niveli më i lartë i klasifikimit. Shtëpia e Bardhë ka thënë se dosjet ishin "të vendosura pa dashje" dhe se po bashkëpunon plotësisht.

Shërbimi Sekret ka thënë më parë se nuk mban regjistrat e rezidencave private presidenciale. Në vitin 2017, ajo tha në një dosje gjyqësore se nuk mbaheshin regjistra të vizitorëve në rezidencën Mar-a-Lago të Donald Trump, ku qindra dosje të klasifikuara u gjetën vitin e kaluar nga FBI.

Një avokat special po heton trajtimin e dosjeve të Biden. Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, i kontrolluar nga republikanët, ka thënë se ata do të nisin hetimet e tyre.

Burimi: BBC

Të fundit