Flash News

Bota

Shtetet baltike ndalojnë linjat ajrore ruse , u bëjnë thirrje vendeve të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë

Shtetet baltike ndalojnë linjat ajrore ruse , u bëjnë thirrje

Estonia ka shpallur ndalimin e hyrjes së linjave ajrore ruse në hapësirën e saj ajrore dhe ka apeluar që edhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian të bëjnë të njëjtën gjë.

Kryeministrja Kaja Kallas, duke shkruar në Twitter, tha se “nuk ka vend për avionët e shtetit agresor në qiejt demokratikë”.

Fqinji Baltik i Estonisë, Letonia, ka anuluar po ashtu të gjitha fluturimet e linjës së tyre ajrore AirBaltic drejt Rusisë deri më 26 mars.

Më herët, Polonia, Republika Çeke, Bullgaria dhe Britania e Madhe vendosën kufizime për avionët rusë. Autoritetet Ruse të Aviacionit Civil janë kundërpërgjigjur duke ndaluar avionët nga këto vende të përdorin hapësirën ajrore ruse.

Të fundit