Flash News

Bota

Shtyhen për nesër negociatat Rusi- Ukrainë në Bjellorusi

Shtyhen për nesër negociatat Rusi- Ukrainë në Bjellorusi

Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, tha kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për mediat vendase, duke shtuar se delegacioni ukrainas është larguar nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi për bisedimet.

Ata pritet të mbërrijnë herët në mëngjes të enjten me orën lokale.

"Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë në Bjellorusi dhe ushtria jonë [ruse] ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre [delegacioni ukrainas] përmes Ukrainës," tha Medinsky .

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Një negociator rus tha se një armëpushim është në rendin e ditës, por Ukraina ka thënë se kërkesat e Moskës janë të papranueshme dhe Rusia duhet të ndalojë bombardimin e qyteteve të Ukrainës përpara se të pritet ndonjë përparim.

Rusia dhe Ukraina përfunduan raundin e tyre të parë të negociatave në Bjellorusi të hënën pa ndonjë përparim të qartë.

Të fundit