Flash News

Bota

Shuhet në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek

Shuhet në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek

Kostas Simitis, kryeministri reformist, qeveritë e të cilit mbikëqyrën hyrjen e Greqisë në eurozonë, e ndihmoi Qipron të bashkohej me BE dhe planifikoi Olimpiadën e Athinës 2004, vdiq të dielën në moshën 88-vjeçare.

Qeveria greke shpalli të dielën një zi kombëtare katër-ditore.

Kryeministri aktual grek Kyriakos Mitsotakis, në një deklaratë, shprehu pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Kostas Simitis dhe respektin e tij për "një kundërshtar politik të denjë dhe fisnik që shoqëroi Greqinë në hapat e saj të mëdhenj kombëtarë: anëtarësimin në Eurozonë dhe Euro dhe hyrja e Qipros në Evropë”.

Mitsotakis tha se Simitis ishte "një personalitet që, pa dyshim, lë gjurmën e tij në zhvillimin e vendit, gjatë dekadave të fundit."

Të fundit