Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si u ka shpëtuar Vladimir Putin 7 atentateve, këshillat që mori personalisht nga Fidel Kastro

Vladimir Putin ka bërë shumë armiq gjatë karrierës së tij të gjatë politike. Pas një angazhimi 15-vjeçar në radhët e KGB-së sovjetike, ai kreu punë të ndryshme përpara se ish-presidenti Boris Jelcin ta emëronte në vitin 1999 në postin e kryeministrit. Në fund të po atij viti, ai mori postin e presidentit të Rusisë pasi dorëheqjes së Jelcin. Një pozicion që ai e mbajti zyrtarisht në vitet 1999-2008. Për 4 vite ai mbajti postin e kryeministrit, ndërsa u bë sërish president në vitin 2012, post që e mban ende sot.
Ai ka ndryshuar edhe kushtetutën e vendit, dhe sipas planeve të tij synon të jetë në pushtet deri në vitin 2036. Karriera e tij si një lider autokrat është e mbushur me ngjarje tragjike, kur kritikët e Putinit janë vrarë ose zhdukur në rrethana të dyshimta ose misterioze. Për shembull, gazetarja investigative Natalia Estemirova, që po hetonte disa raste vrasjesh dhe rrëmbimeve në Çeçeni, u qëllua për vdekje në një pyll afër shtëpisë së saj. Apo rasti i Boris Berezovskit, një lider politik dhe njeri shumë i pasur. Në fillim një mik i Putin, ai u zotua publikisht se “do ta rrëzonte” presidentin rus.
Pak vite më vonë u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Londër. Të dhënat e para folën për një vetëvrasje. Por hetimet e mëvonshme, e gjetën jo shumë bindëse këtë tezë. Vetë Putin mohoi çdo përfshirje në atë ngjarje. Por vetë ai ka qenë objektiv i shumë atentateve dhe komploteve gjatë më shumë se 2 dekadave në pushtet. Gjatë një dokumentari të vitit 2017, regjisori amerikan Oliver Stoun përmendi se faktin që Putini kishte shërbyer deri atëherë 3 mandate si president, duke qenë objekt i 5 tentativave për vrasje. Putin u vu për herë të parë në shënjestrën e atentatorëve, kur ishte duke marrë pjesë në funeralin e mikut të tij Anatoli Sobçak në Shën Petersburg më 24 shkurt 2000.
Shërbimi Federal i Gardës ndërhyri në kohë, duke i shpëtuar jetën. Zëdhënësi për media i Shërbimit Federal të Gardës, Sergei Devistov, deklaroi në atë kohë se pas atentatit “nuk qëndronte një psikopat, por një organizatë e caktuar”.
Po atë vit pati një tjetër atentat të mbetur në tentativë, që u arrit të parandalohej në kohë nga forcat e sigurisë. Një grup ish-udhëheqësish rusë po takoheshin me liderët botërorë në samitin e Jaltës të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura.
Gjatë samitit, që u zhvillua në datat 18-19 gusht 2000, një person u ndalua në momentin kur donte të vriste Putinin. Edhe pse dokumentet për atë ngjarje mbeten të klasifikuara, u arrestuan 4 çeçenë dhe një numër i paspecifikuar shtetasish nga Lindja e Mesme.
Në vitin 2002, Putin ishte sërish në rrezik. Tre muaj përpara se të vizitonte kryeqytetin Azerbajxhanit, Baku, autoriteteve azere iu dhanë informacion mbi një atentat të mundshëm që do të ndodhte në janarin e 2002-it. Një shtetas irakian me lidhje me Afganistanin dhe forcat rebele çeçene, kishte planifikuar një atentat me eksploziv.
Ai u arrestua, së bashku me personin që i dërgoi eksplozivin, Kianan Rostam, dhe u dënua me 10 vjet burg. Vetëm një muaj më vonë, pati një kërcënim tjetër, shumë më i rrezikshëm. Një burrë hyri me forcë me makinë në kompleksin e Kremlinit, dhe doli nga makina e tij për të folur me anëtarët e rojave të sigurisë.
Ai tha:”Quhem Ivan Zaitsev. Unë jam presidenti i Rusisë. Tani më çoni tek Vladimir Putini!”. Gardistët u befasuan nga ajo që panë, kontrolluan dokumentet e tij dhe më pas e dërguan Zaitsev për ta vizituar në një spital psikiatrik që ndodhej aty pranë.
Mjekët i thanë se Zaitsev kishte tentuar të bënte të njëjtën gjë në vitin 2001, dhe të dyja herët u kishte thënë njerëzve plot entuziazëm se donte të vriste Putinin. Ai u tha psikiatërve të tij se Putini po sillte nazizmin në Rusi, dhe se ai ishte një spiun i fshehtë. “Dua që t’i pres kokën Putinit!”-shkroi ai në ditarin e tij.
Ai ishte i bindur se po hakmerrej për vëllain e tij, që kishte vdekur me prerje koke disa vite më parë. Atentati tjetër ndodhi në nëntorin e vitit 2002, kur Putini supozohej të lëvizte përgjatë autostradës Rublevo-Uspenskoje, pikërisht afër selisë së Kremlinit.
Aty ndodhej një grup njerëzish që pretendonin se po vendosnin disa tabela të reja rrugore në autostradë. Vetëm disa orë më vonë, një media raportoi se policia kishte gjetur mbi 40 kilogramë eksploziv të vendosur enkas për të shpërthyer përgjatë autostradës.
Por komploti i zbulua na kohë, dhe eskorta e Vladimir Putinit ndoqi një rrugë tjetër. Edhe sot e kësaj dite, zyrtarët refuzojnë të komentojnë mbi atë ngjarje, dhe madje e mohojnë që ajo të ketë ndodhur ndonjëherë. Diçka shumë e ngjashme ndodhi vitin që pasoi.
Në qershorin e vitit 2003, një autostradë që lidh Shën Petersburg dhe Pskovin u vu në shënjestër, ndërsa presidenti Putin supozohej që të kalonte atje. Këtë herë, policia gjeti një bombë të prodhuar shumë dobët në mënyrë artizanale të fshehur në një çantë.
Ehe në atë rast, askush nuk u dëmtua, dhe sërish zyrtarët rusë e mohuan komplotin. Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” raportoi në vitin 2008, se një snajper goditi pa sukses drejt Putinit, në kohën kur ky po largohej nga zyra e presidentit të ri Dimitri Medvedev.
Thuhet se të dy po bënin një shëtitje në parkun e kompleksit, pasi Medvedev fitoi zgjedhjet presidenciale të atij viti. Tentativa e radhës ka ndodhur në vitin 2012. Një grup çeçenësh planifikuan të shpërthenin një bombë në anë të rrugës. Por sërish plani u sabotua në kohë. Edhe pse është e vështirë të përcaktohet numri i saktë, Putin u ka shpëtuar të paktën 7 tentativave për vrasje. Ato nuk kanë pasur sukses për shkak të masave të rrepta të sigurisë.
Në intervistën e 2017-ës me Oliver Stoun, Putin pranoi të fliste për atentatet e dështuara kundër tij, duke thënë se në atë kohë se kishte pasur 5 tentativa për ta vrarë.
Putin e pranoi se kishte shkuar aq larg sa të kërkonte këshilla nga një udhëheqës tjetër, që kishte më shumë përvojë në këtë fushë. Ai kishte pyetur presidentin e Kubës, Fidel Kastro, mbi detajet e masave të tij të sigurisë. Mendohet se Kastro ka qenë objektivi i më shumë se 600 tentativave për vrasje. Të gjitha dështuan, dhe ai jetoi deri në moshën 90-vjeçare.
Putin e kujton kështu atë bisedë:”Kam biseduar me Kastron mbi çështjen e atentateve. Dhe ai më tha:E di pse jam ende gjallë? Sepse jam marrë personalisht me sigurinë time”. Putin shtoi:”Unë bëj punën time, dhe oficerët e sigurimit bëjnë të tyren, dhe deri më tani ata janë shumë të suksesshëm në atë që po bëjnë”. / Grunge – Bota.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38