Flash News

Bota

Si ka ndryshuar kontrolli i Rusisë mbi Ukrainën pas 300 ditësh luftë

Si ka ndryshuar kontrolli i Rusisë mbi Ukrainën pas 300 ditësh

Sot bëhen 300 ditë që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë. Që atëherë, Rusia është përballur me pengesa ushtarake dhe iu desh të ndryshonte strategjinë e saj, sepse kundërofensivat ukrainase kanë qenë të fuqishme.

Dje, Vladimir Putin tha se situata në katër zona të Ukrainës që Moska i ka shpallur në mënyrë të njëanshme pjesë të Rusisë po rezultonte "jashtëzakonisht e vështirë".

Ai bëri thirrje gjithashtu për një rritje të mbikëqyrjes. Kontrolli i Rusisë mbi Ukrainën ka ndryshuar gjatë rrjedhës së luftës.

Duke parë situatën në Ukrainë më 15 gusht, mund të shihet se forcat ruse kishin kontrollin e zonave të mëdha të krahut lindor dhe po i afroheshin Mykolaiv-it në jug.

Si ka ndryshuar kontrolli i Rusisë mbi Ukrainën pas 300 ditësh

Ndërsa aktualisht, ushtarët ukrainas i kanë shtyrë forcat ruse nga Kharkiv në verilindje. Ata gjithashtu kanë rimarrë qytetin Kherson dhe po bëjnë përparime në lindje.

Si ka ndryshuar kontrolli i Rusisë mbi Ukrainën pas 300 ditësh

 

 

 

Të fundit