
Flash News
Krimi elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit 4 punonjës të IMT pas kallëzimit të PD
Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
PD kundër kërkesës së PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë: Abuzim me procesin zgjedhor
I kërkuar në Shqipëri për vrasje, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, shoku i Laert Haxhiut
Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
Si mund ta ndikojë përpjekja e fundit për vrasjen e Trumpit fushatën zgjedhore në SHBA?
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është i siguruar, sipas zyrtarëve të fushatës së tij.
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, konfirmoi se Trump - kandidat i Partisë Republikane për president - ka qenë, mesa duket, shënjestër e një “përpjekjeje për ta vrarë” në fushën e tij të golfit në Floridë, më 15 shtator.
Incidenti ndodhi vetëm dy muaj pasi Trump i mbijetoi një atentati në një tubim në Pensilvani.
Ai do të përballet në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit me kandidaten e Partisë Demokratike, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente.
Rritje e simpatisë për Trumpin?
Lajmet për Trumpin së voni nuk ishin të mira, sidomos që nga debati i tij i fundit me Harrisin.
Komentet e pabazuara të Trumpit, se migrantët nga Haiti hanë kafshë në një qytet të Ohajos, u shndërruan shpejt në tallje.
Megjithatë, tentativa e fundit e mundshme për atentat mund t’i ndryshojë gjërat në favor të tij.
Fushata e Trumpit mund të përpiqet ta ripërqendrojë debatin te çështjet që lidhen me ligjin dhe rendin, si dhe te kërcënimet për dhunë politike - ndoshta edhe duke u përpjekur për t’i fajësuar kundërshtarët për përgjegjësi në nxitjen e armiqësive, së paku në mënyrë jodirekte.
Pas atentatit të parë kundër Trumpit në Pensilvani, ka pasur thirrje nga anëtarët e Partisë Republikane që Kimberly Cheatle, udhëheqëse e Shërbimit Sekret, që është përgjegjës për mbrojtjen e udhëheqësve politikë në SHBA, të japë dorëheqje. Ajo, pastaj, dha dorëheqje.
Në incidentin e fundit, duket se Shërbimi Sekret ka vepruar shpejt, duke e kapur të dyshuarin, por, megjithatë, mund të shqyrtohet niveli i mbrojtjes që u jepet kandidatëve presidencialë.
Fox News - kryesisht dashamirës i Trumpit dhe Partisë Republikane - nuk u fokusua në dështimin e tentativës, por në faktin se i armatosuri i dyshuar ka qenë në gjendje ta drejtojë pushkën e tij sulmuese përmes një gardhi, përpara se agjentët e Shërbimit Sekret të qëllonin.
Është e mundur që incidenti të bëjë që Trump t’i reduktojë paraqitjet e tij politike në publik dhe ta përqendrojë më shumë vëmendjen në fushatën digjitale.
Shtetet e Bashkuara janë tashmë thellësisht të polarizuara politikisht dhe ky incident ka të ngjarë vetëm ta përkeqësojë situatën.
Pas incidentit të 15 shtatorit, presidenti Joe Biden dhe Harris e dënuan atë që të dy e cilësuan si “dhunë politike”.
Megjithatë, mbështetësit e Trumpit do ta shohin atë si viktimë të dhunës politike, ndërsa kundërshtarët mund ta cilësojnë incidentin si provë të përçarjes që Trump e shkakton.
Rikthimi i Ukrainës në qendër të vëmendjes
Sulmuesi i dyshuar është identifikuar si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Havajet.
Ai kishte histori kriminale që nga vitet 1990.
Në mediat sociale, ai ishte kritik ndaj Trumpit, edhe pse tha se e kishte mbështetur atë në vitin 2016.
Sipas postimeve në mediat sociale, Routh, gjithashtu, dukej se kishte pikëpamje proukrainase.
Ai udhëtoi jashtë shtetit në vitin 2022, mesa dukej me qëllim për të luftuar me Ukrainën kundër Rusisë.
Por, një përfaqësues nga legjioni i huaj i Ukrainës i tha CNN-it se “ai kurrë nuk ka qenë pjesë e legjionit” dhe se “nuk ka bashkëpunuar me ne në asnjë mënyrë”.
Routh u bëri thirrje të tjerëve që t’i merrnin armët për Ukrainën dhe ishte intervistuar nga disa organizata lajmesh, përfshirë The New York Times dhe Semafor, në vitin 2023./rel
Të fundit


11 Maji/ Dy prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH zbarkojnë në Fier
10 Maj 2025, 20:29


Krimet zgjedhore, shumë denoncime, pak ndëshkime!
10 Maj 2025, 19:33

Foto/ Në shkelje të Kodit Zgjedhor, posterat e PS shfaqen në QV në Tiranë
10 Maj 2025, 18:57



Incident në Giro d’Italia, qytetari përplaset nga çiklisti
10 Maj 2025, 17:38
Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë
10 Maj 2025, 17:18



Berisha falënderon mbështetësit: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
10 Maj 2025, 15:55
Mandati i katërt: Një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë
10 Maj 2025, 15:36
Si të votoni nesër në zgjedhjet parlamentare?
10 Maj 2025, 15:24

Rama apo Berisha, kush e fitoi betejën e audiencës në dy ekranet e mëdha
10 Maj 2025, 14:51







Pse PS kërkon zgjatjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën 22.00?
10 Maj 2025, 11:55




Këmbimi valutor, 10 maj 2025
10 Maj 2025, 10:16
Sa ju kushton parkimi me orë në kryeqytet?
10 Maj 2025, 09:59

SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Shqipërinë
10 Maj 2025, 09:17


Dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, rrugët që do bllokohen në Tiranë
10 Maj 2025, 08:51

Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
10 Maj 2025, 08:18
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Maj 2025, 07:59

Mbyllja e mitingjeve/ Kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha
9 Maj 2025, 22:44
LaCivita flet për herë të parë nëse Berisha do të udhëtojë me të në SHBA
9 Maj 2025, 22:16













Aksident në Pogradec, plagoset një 73-vjeçare
9 Maj 2025, 20:05



DW: Zgjedhjet parlamentare, provë vendimtare për në BE
9 Maj 2025, 18:53



Depozitat në Euro ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të vitit
9 Maj 2025, 18:17

Eurovision 2025: Ndryshon mënyra se si shpallen vendet që kualifikohen
9 Maj 2025, 17:54


Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për Dan Hutrën
9 Maj 2025, 17:23
Materialet zgjedhore mbërrijnë në Durrës nën masa të rrepta sigurie
9 Maj 2025, 17:11

Për kë do të votoj ?
9 Maj 2025, 16:48




Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi
9 Maj 2025, 15:30




A është Rama gati të bëhet Hoxha i ardhshëm?
9 Maj 2025, 13:50
Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore
9 Maj 2025, 13:30
Fluturim elektoral me destinacion Vlorën
9 Maj 2025, 13:18

Zyrat e IdentiTek, të hapura edhe ditën e shtunë
9 Maj 2025, 13:03
A do të na ndihmojë inteligjenca artificiale të flasim me kafshët?
9 Maj 2025, 12:55



Akti i katërt i Ramës: midis Brukselit dhe Mafias
9 Maj 2025, 12:12
Gjendet pas 6 ditësh trupi i pajetë i 29-vjeçarit në Klos
9 Maj 2025, 12:01
Berisha: Pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë
9 Maj 2025, 11:52
Leo XIV kremton Meshën e Parë si Papë
9 Maj 2025, 11:42

Denoncon Spaho: Kandidati i PS në Pogradec jep 100 mijë lekë për votën
9 Maj 2025, 11:27