Flash News

Bota

Si ta kuptojmë që vaksinat anti-Covid janë të sigurta?

Si ta kuptojmë që vaksinat anti-Covid janë të sigurta?
Foto ilustruese

Shkencëtarët shikojnë çështjet e sigurisë gjatë fazës së testimit të vaksinës anti-Covid dhe vazhdojnë monitorimin e tyre edhe gjatë transportit në të gjithë botën. Deri më tani, i vetmi shqetësim serioz është rreziku i rrallë i reaksioneve të rënda alergjike.

Lloje të ndryshme të vaksinave anti-Covid mund të kenë efekte anësore të ndryshme. Vendet gjithashtu kanë standarde të ndryshme lidhur me vaksinën, pasi disa lejojnë përdorimin pa marrë rezultatet e testimit përfundimtar, ose duke përfshirë një numër të madh vullnetarësh.

Por në SHBA, Britani dhe Bashkimin Evropian, rregullatorët kërkuan që çdo vaksinë të testohej në dhjetëra mijëra njerëz përpara se të shpërndahej. Deri më tani, SHBA-të kanë autorizuar për përdorim vaksinat nga Pfizer dhe Moderna, ndërsa Britania dhe Evropa ka autorizuar edhe vaksinën e AstraZeneca.

Pyetjet e shpeshta:

- Si i studiojnë ekspertët variantet e koronavirusit?

- Cilat teste anti-Covid kërkohen për udhëtime ndërkombëtare?

- A mund të marr qetësues para ose pas një vaksine Covid-19?

Studimet e zbuluan se efektet anësore të zakonshme ishin të vogla dhe tipike të sistemit imunitar që rimëkëmbet: dhimbje në krah, ethe dhe simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë lodhjen, dridhjet dhe dhimbjen e kokës.

Pavarësisht se nuk janë shfaqur probleme serioze, vaksinat ende po monitorohen. Qeveritë amerikane dhe britanike dhe Agjencia Evropiane e Barnave ndjekin raportet e paraqitura nga punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit për efektet e anësore.

Të gjithë të vaksinuarit në SHBA mund të regjistrohen në një program, ku raportojnë nëse kanë efekte anësore. Këto kontrolle po dëshmojnë siguri.

Njerëzit supozohet të presin për një kohë të shkurtër pas vaksinimit në rast se kanë një reaksion të rëndë alergjik, të quajtur anafilaksi. Incidente të tilla deri më tani kanë qenë të rralla, rreth 5 raste anafilaksie për çdo milion doza vaksinash, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Zyrtarët pritet të marrin raporte të problemeve shëndetësore, madje edhe vdekjeve, që ndodhin rastësisht në ditët ose javët pas vaksinimit, duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve, duke përfshirë të moshuarit.

Vdekjet dhe ngjarje të tjera të rënda hetohen për të parë nëse vaksina luajti ndonjë rol. Autoritetet marrin në konsideratë shëndetin e përgjithshëm të personit dhe gjendjen para vaksinimit. Deri më tani, CDC tha se nuk ka zbuluar diçka serioze që sinjalizon një problem sigurie.

Të fundit