Flash News

Bota

Siguria dhe mbështetja ekonomike në fokus, lideri ukrainas Zelensky viziton Poloninë

Siguria dhe mbështetja ekonomike në fokus, lideri ukrainas Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka planifikuar një vizitë në Poloni këtë të mërkurë më datën 5 prill.

Këshilltari i tij ka njoftuar se Zelensky do të vizitojë Poloninë me ftesë të Presidentit Andrzej Duda dhe në fokus të këtij takimi do të jetë jo vetëm situata e sigurisë, por dhe mbështetja ekonomike dhe politike.

Varshava konsiderohet një aleat i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër pushtimit rus dhe ofron strehim për shumë ukrainas që janë larguar. Polonia ishte shteti i parë që në fillim të marsit dërgoi tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.

Takimi i fundit mes Presidentëve të të dyja vendeve ka ndodhur në dhjetor të vitit 2022. 

 

Të fundit