Flash News

Bota

Sigurimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Palestinës, Antony Blinken mbërrin në Egjipt

Sigurimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Palestinës, Antony Blinken
Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Egjipt në ditën e dytë të takimeve zyrtare për të forcuar armëpushimin e arritur javën e kaluar midis Izraelit dhe Hamasit, raporton AL Jazzera.

Sulmet të cilat zgjatën 11 ditë vranë të paktën 248 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe plagosën gati 2,000 të tjerë. Gjithashtu të paktën 12 izraelitë, mes tyre dy fëmijë, u vranë nga raketa të hedhura nga Hamasi,

Vizita e Blinken në Kajro erdhi një ditë pasi takoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Diplomati i lartë amerikan premtoi ndihmë financiare për rindërtimin në Gaza. Ndërmjetësuesit egjiptianë kanë udhëhequr negociatat midis Izraelit dhe Hamasit.

Të fundit