Flash News

Bota

Siguroi 4 milionë vaksina nga marrëveshja me Britaninë, Australia drejt lehtësimit të masave anti-Covid

Siguroi 4 milionë vaksina nga marrëveshja me Britaninë, Australia

Australia ka siguruar 4 milionë doza Pfizer nga një marrëveshje shkëmbimi me Britaninë, tha kryeministri Scott Morrison, shkruan Reuters. Ky i fundit do të bindë drejtuesit e shteteve që të përgatisin një plan të rihapjes së vendit, i cili është i bllokuar pas përkeqësimit të situatës me COVID-19.

Morrison u shpreh se sasia e siguruar e vaksinave do të ndihmojë dhe në rikuperimin e dëmeve në ekonomi. Morrison është kritikuar për dështimin sa i përket sigurimit të vaksinave dhe menaxhimit të pandemisë.

Më shumë se gjysma e popullsisë së vendit ësshtë urdhëruar të qëndrojë në shtëpi. Sydney, Melburni dhe Canberra janë në bllokim të zgjatur. Që prej fillimit të pandemisë, në Australi janë regjistruar 58.200 raste dhe 1.032 viktima nga koronavirusi.

Të fundit