Flash News

Bota

Silvio Berluskoni tregon përvojën me COVID-19: Unë vuajta shumë

Silvio Berluskoni tregon përvojën me COVID-19: Unë vuajta

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ka treguar përvojën e tij me koronavirusin. Ai thotë se tashmë është mirë dhe pasojat e COVID-19 po zbehen, ndërsa shton se është një përvojë që nuk ia uron askujt.

“Unë jam më mirë, falë Zotit. Pasojat e fundit të Covid-19 gradualisht po zhduken. Është një përvojë që nuk ia uroj askujt. Tri ditët e para në spital ishin me të vërtetë shumë, shumë të vështira, unë vuajta shumë dhe në disa momente pata frikë.

Është një sëmundje delikate dhe e pabesueshme, por kurrë nuk e humba besimin te mjekët që më trajtuan. Mos e lini veten të të marrë frika dhe dëshpërimi. Sado e keqe kjo sëmundje mund të mposhtet, thuhet në një intervistë të Silvio Berluskonin për një media italiane, e cila do të publikohet e plotë nesër.

Të fundit