Flash News

Bota

Sinjalet se Kim Jong Un po përgatit vajzën e tij 10-vjeçare si sundimtaren e ardhshme të Koresë së Veriut

Sinjalet se Kim Jong Un po përgatit vajzën e tij 10-vjeçare si

Prezantimi i vajzës së tij të vogël nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në ngjarjet e fundit publike është marrë si një mesazh. Al Jazzera shkruan se me shumë mundësi Kim po i tregon popullit të tij se një nga fëmijët e tij një ditë do të trashëgojë pushtetin e tij.

Kim ka bërë së fundmi tre dalje publike me vajzën e tij. Media shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut e quajti vajzën "fëmijën më të dashur të Kim", duke ndezur debate të jashtme nëse ajo po planifikohet si trashëgimtare e tij, megjithëse ajo besohet se është ende 9 ose 10 vjeç.

Në një takim me dyer të mbyllura të enjten, Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) tha se besonte se duke e çuar vajzën e tij në vende publike, Kim dëshiron t'u tregojë koreanoveriorëve vendosmërinë e tij për të mbajtur një raund tjetër të tranzicionit të pushtetit të trashëguar brenda familjes së tij.

Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se Kim ka tre fëmijë – të lindur në 2010, 2013 dhe 2017, dhe se fëmija i parë është një djalë, ndërsa i treti është një vajzë.

NIS u tha ligjvënësve se ajo është fëmija i dytë i Kim, Ju Ae, dhe është rreth 10 vjeç.

Kim Jong Un, i cili mbush 39 vjeç të dielën, është brezi i tretë i familjes së tij që ka sunduar me sukses Korenë e Veriut që nga themelimi i saj në vitin 1948. Ai trashëgoi pushtetin nga babai i tij Kim Jong Il pas vdekjes së tij në dhjetor 2011. Kim Jong Il mori detyrën kur babai i tij dhe themeluesi i shtetit Kim Il Sung vdiq në 1994.

 

Të fundit