Flash News

Bota

Situata e pandemisë, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Çeki

Situata e pandemisë, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në

Rritja e shifrave nga koronavirusi ka detyruar nga ligjvënësit çek të votojnë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 20 nëntor.

Votimi u realizua këtë të premte. Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 30-ditore më 5 tetor.

Republika Çeke renditet e dyta në Bashkimin Evropian me numrin e rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19 për 100,000 banorë, dhe është e para për numrin e vdekjeve, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Të fundit