Flash News

Bota

"Situata është shumë e rrezikshme", Ursula von der Leyen: Vaksina anti-covid mund të jetë gati në fund të vitit

"Situata është shumë e rrezikshme", Ursula von der

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se vaksina anti-covid pritet të jetë gati në fund të vitit.

"Në fund të vitit, ne llogarisim që do të kemi vaksinën dhe duhet të sigurohemi që ajo të jetë efektive në 70% të rasteve, duke përfshirë njerëz mbi moshën 65 vjeç", tha Ursula von der Leyen.

KE ka ndarë 100 milionë euro për zhvillimin e testeve të shpejta për koronavirusin. Kështu bëri me dije Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se situata është shumë e rrezikshme.
Kjo deklaratë erdhi një ditë para se krerët e shteteve ose qeverisë të vendeve anëtare të zhvillojnë një takim, në të cilin do të diskutojnë për harmonizimin e rregullave të udhëtimit brenda kufijve të Bashkimit Evropian.

Të fundit