Flash News

Bota

"Situata në spitale është dramatike", Numri i të infektuarëve me COVID-19 në Itali kalon shifrën 1 milion

"Situata në spitale është dramatike", Numri i të

Situata e pandemisë në Itali paraqitet tepër serioze, ku numri i të prekurve me COVID-19 ka kaluar shifrën 1 milion, të mërkurën.

Numri i viktimave i raportuar në 24 orët e fundit ishte më i larti që nga 15 prilli kur vendi ndodhej në kulmin e pandemisë.

“Spitalet janë tashmë pranë kolapsit, për shkak të mungesës së personelit dhe shtretërve përballë fluksit të pacientëve, si pasojë e përhapjes së shpejtë dhe marramendëse të COVID-19. Situata në spitale është dramatike”, thuhet në një letër të hapur, të firmosur nga bluzat e bardha.

Është shtuar numri i rajoneve që kaluan nga zona e verdhë në zonë portokalli, ku baret dhe restorantet do të mbyllen dhe banorët nuk do të lejohen të hyjnë ose të largohen nga kjo zonë ose të udhëtojnë midis qyteteve që janë në zona “portokalli”.

Italia ndodhet në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00, kufizimet e reja në shtetin fqinj përfshijnë mbylljen e muzeve, mësimin në internet për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve dhe numër të reduktuar të pasagjerëve në transportin publik.

Të fundit