Flash News

Bota

S’ka kompensim page, pa bërë vaksinën! Vendimi i ri i qeverisë gjermane

S’ka kompensim page, pa bërë vaksinën! Vendimi i ri i
Foto Ilustruese

Të gjithë shtetasit gjermanë që nuk bëjnë vaksinën nuk do të kenë kompensim për pagën e humbur në periudhën e karantinës. Ky është vendimi i ri i qeverisa gjermane për të bindur qytetarët e saj të respektojnë vaksinimin.

Mediat e huaja raportojnë se më herët qeveria kishte ndërhyrë për të paguar punëtorët e dërguar në karantinë për të paktën pesë ditë i cili kishte kontaktuar me një person të infektuar ose ishte kthyer nga një zonë "me rrezik të lartë" jashtë vendit.

Por kjo politikë do të përfundojë nga 1 nëntori,” tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn pas një takimi me ministrat e shëndetësisë të 16 shteteve të Gjermanisë, në nismën e fundit të qeverisë për të inkurajuar më shumë gjermanë që të marrin goditjen.

“Vaksinimi mbeti një vendim personal,” tha Spahn, “por ai vendim tani do të vijë gjithashtu me përgjegjësinë për të mbajtur pasojat financiare. Disa njerëz do të thonë se kjo do të thotë presion për të pavaksinuarit. Unë mendoj se ne duhet ta shikojmë anasjelltas, është gjithashtu një çështje e drejtësisë," tha ai.

Ata që janë vaksinuar nuk kanë më nevojë të karantinohen në Gjermani.

Nga tetori, kushdo që dëshiron një test të shpejtë negativ si zëvendësim i provës së vaksinimit do të duhet të paguajë për të nga xhepi i tij,  duke i dhënë fund një iniciative qeveritare që e kishte bërë testimin gjerësisht të disponueshëm dhe falas për të gjithë.

Të fundit