Flash News

Bota

Skadon afati i armëpushimit të Moskës, bombardimet s’ndaluan

Skadon afati i armëpushimit të Moskës, bombardimet

Të paktën një person u vra nga bombat ruse gjatë natës në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve lokalë. Luftimet vazhduan gjatë fundjavës, pavarësisht pretendimeve ruse për një armëpushim të Krishtlindjeve ortodokse.

Dy termocentrale në një pjesë të rajonit të Donetskut të Ukrainës të kontrolluar nga forcat ruse u dëmtuan në një sulm me raketa nga ushtria ukrainase, thanë të dielën zyrtarët e instaluar nga Moska.

Për këto pretendime të Rusisë, nuk ka patur ende një koment nga Ukraina. Presidenti Vladimir Putin urdhëroi të premten një armëpushim 36-orësh përgjatë vijës së kontaktit për të respektuar Krishtlindjet Ortodokse të Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina refuzoi ta pranonte këtë vendim, duke e konsideruar një dredhi të Putin për të fituar kohë dhe rigrupuar forcat e tij.

Burimi: France 24

 

 

Të fundit