Flash News

Bota

Skandal me procesin e vaksinimit anti-Covid, infermieri merr dozën me shiringë bosh

Skandal me procesin e vaksinimit anti-Covid, infermieri merr dozën me
Në foto: Injektimi i vaksinës anti-Covid tek anëtari i bluzave të bardha

Një spital në Teksas është përfshirë në një skandal me procesin e vaksinimit anti-Covid, pasi stafi mjekësor i cili po merrte live vaksinën, dyshohet të ketë mashtruar duke injektuar shiringa boshe.

Shikuesit e pamjeve filmike në media pretendojnë se 5 punonjësit e vijës së parë në Qendrën Mjekësore Universitare të El Paso, të injektuar me vaksinën anti-Covid të martën, nuk e kanë marrë vërtetë këtë vaksinë.

Infermieri, ku dhe fokusohet nga kamera, bën sikur i bën vaksinën por që në fakt ajo nuk e shtyp shiringën, çka ka ngjallur revoltë tek qytetarët e tjerë.

Procesi është transmetuar Live në mediat amerikane dhe kaq ka mjaftuar që pamjet të bëjnë xhiron e rrjetit.

Spitali është justifikuar me faktin se punonjësi i spitalit ka marrë vetëm një pjesë të dozës dhe se ky fakt është interpretuar gabim në publik si një vaksinë bosh. 

“Qartë se shiringa ishte bosh dhe gjilpëra nuk ishte futur në trup ende. Ku është kutia e ndihmës së shpejtë? Po, provë e bukur! Ne nuk mashtrohemi!”, ka shkruar një ndjekëse në rrjetet sociale.

"Shiringa është bosh, djali nuk e shtyu shiringën aspak, duke vepruar keq," shkroi një shikues.

“Thjesht për shfaqje. Padyshim që nuk po e marr tani,” shkroi një përdorues tjetër i Facebook.

Të fundit