Flash News

Bota

Skandal në Europol, zhduken dosjet e zyrtarëve të lartë

Skandal në Europol, zhduken dosjet e zyrtarëve të lartë

Një skandal ka prekur agjencinë më të lartë ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, Europol ku disa dosje, të cilat përmbanin informacione personale të drejtuesve të lartë të institucionit, janë zhdukur.

Besohet se zhdukja e dosjeve ka të bëjë me proceset hetimore brenda vetë institucionit. Politico  raporton se disa nga dosjet e zhdukura përfshijnë atë të Drejtoreshës Ekzekutive të Europolit, Catherine De Volle dhe dy prej zëvendësdrejtorëve të saj, Jürgen Ebner dhe Jean-Philippe Lecouffe. 

“Më 6 shtator 2023, Drejtoria e Europolit u informua se dosjet personale të disa anëtarëve të stafit të Europolit ishin zhdukur. Kur zyrtarët kontrolluan të gjitha të dhënat e agjencisë, ata zbuluan dosje të humbura. Duke pasur parasysh rolin e Europolit si autoritet i zbatimit të ligjit, zhdukja e dosjeve personale të anëtarëve të stafit përbën një incident serioz të sigurisë dhe shkeljes së të dhënave personale”, lexohet në deklaratën e Europol. 

Po ashtu raportohet se disa nga dosjet e humbura u rishfaqën pasi një qytetar i gjeti ato të hedhura në një vend publik në Hagë dhe i solli në stacionin policor lokal. Dosjet e burimeve njerëzore mund të përmbajnë informacion në lidhje me aplikimin për punë të zyrtarëve, trajnimin përkatës, datat e lindjes, statusin e martesës, vartësit, adresën aktuale dhe informacione të tjera të rregullta, tha një nga zyrtarët.

Të fundit