Flash News

Bota

Skandali me vaksinat ruse, jep dorëheqjen kryeministri i Sllovakisë  

Skandali me vaksinat ruse, jep dorëheqjen kryeministri i Sllovakisë

Kryeministri i Sllovakisë Igor Matoviç ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht nga posti i tij për të zgjidhur krizën politike të vendit.

Qeveria Sllovake konfirmoi se i paraqiti dorëheqjen Presidentit Zuzana Čaputová pas një takimi të Martën, raportojnë mediat e huaja. 

"Presidenti Čaputová do të pranojë dorëheqjen e Kryeministrit Igor Matović," lexoi një deklaratë.

Ish Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Financave i vendit, Eduard Heger, është ngarkuar për formimin e një qeverie të re.

Emërimi i ri ka marrë miratim nga partnerët e koalicionit të Sllovakisë, shtoi qeveria.

Të Dielën Matovič njoftoi se do të hiqte dorë pas një skandali politik të shkaktuar nga një marrëveshje e fshehtë për të blerë vaksinën e koronavirusit Sputnik V të Rusisë.

Të paktën gjashtë anëtarë të kabinetit tashmë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

Kriza shpërtheu kur u zbulua një marrëveshje e fshehtë e arritur nga Sllovakia për të marrë 2 milion doza të vaksinës Sputnik V të Rusisë.

Sllovakia është një anëtare e BE dhe blloku nuk ka autorizuar ende vaksinën ruse.

Marrëveshja u krye pavarësisht mosmarrëveshjes nga partnerët e koalicionit Matoviç, partia Liria dhe Solidariteti dhe partia Për Njerëzit.

Matoviç pranoi të jepte dorëheqjen nëse rivali i tij i madh, udhëheqësi i Lirisë dhe Solidaritetit Richard Sulik dhe Ministrja e Drejtësisë Maria Kolíkova nga partia Për Njerëzit gjithashtu dhanë dorëheqjen, gjë që ata bënë.

Të fundit