Flash News

Bota

Skandali në Kishën Katolike të Francës, afro 216 mijë fëmijë të abuzuar nga klerikët

Skandali në Kishën Katolike të Francës, afro 216 mijë

Rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë që nga viti 1950.

Jean-Marc Sauvé, kreu i panelit që heton abuzimet në Kishën Katolike të Francës, tha për BBC se numri mund të rritet në 330,000, kur përfshihej abuzimi nga anëtarët laikë të Kishës.

Raporti i publikuar është quajtur një pikë kthese në historinë e Francës. Sauvé, tha se Kisha Katolike kishte treguar "indiferencë mizore" ndaj viktimave. Komisioni gjeti dëshmi për 2,900 deri në 3,200 abuzues, nga gjithsej 115,000 priftërinj dhe klerikë të tjerë.

Raporti u bazua në arkivat e Kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me viktimat. Shumica e rasteve të vlerësuara nga kolegji mendohet se janë shumë të vjetra për t'u ndjekur penalisht sipas ligjit francez.

Hetimi është porositur nga Kisha Katolike Franceze në vitin 2018, pas një numri skandalesh në vende të tjera. Shumica e rasteve të vlerësuara nga kolegji mendohet se janë shumë të vjetra për t'u ndjekur penalisht sipas ligjit francez.

Të fundit