Flash News

Bota

Skandali në Kupën e Botës, FIFA pezullon nga futbolli kreun e federatës spanjolle

Skandali në Kupën e Botës, FIFA pezullon nga futbolli kreun e

 

Njeriu numër një i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është pezulluar nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin, raportojnë shumë media botërore.

Rubiales u kritikua për veprimet e tij pasi ekipi i futbollit të femrave të Spanjës fitoi Kupën e Botës. Lideri i futbollit spanjoll ka puthi gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve lojtaren Jennifer Hermoso, duke shkaktuar një reagim të madh.

Publiku e dënoi këtë veprim, por Rubiales, me gjithë presionin, nuk deshi të largohej nga posti i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit. Megjithatë, ka ardhur reagimi i parë nga bota e futbollit.

“Nuk isha dakord me faktin që presidenti Luis Rubiales më puthi”, tha Hermoso, duke zgjidhur kështu çdo mister, nëse kishte fare mister.

Të fundit