Flash News

Bota

Skandali me Kolegjin e Evropës/ Lirohet Federica Mogherini, akuzat mbeten në fuqi

Skandali me Kolegjin e Evropës/ Lirohet Federica Mogherini, akuzat mbeten

Federica Mogherini, ish-Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, është liruar mbrëmë rreth orës 01:00, vetëm pak orë pasi u ndalua nga autoritetet belge në kuadër të një hetimi për mashtrim dhe korrupsion në institucionet europiane.

Së bashku me të, Policia Federale Gjyqësore Belge ka lënë të lirë edhe dy zyrtarët e tjerë të ndaluar, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti. Të tre ishin marrë në pyetje pas kontrolleve të kryera në zyrat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe në ambientet e Kolegjit të Evropës.

Çfarë po hetohet?

Hetimet lidhen me procedurat e prokurimit dhe menaxhimin e fondeve në dy prej institucioneve më të rëndësishme akademike dhe diplomatike të BE-së.

Dyshohet se kontratat publike dhe projektet e financuara nga fondet europiane mund të jenë favorizuar në mënyrë të paligjshme, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi integritetin e administrimit të fondeve.

Burime nga hetimi konfirmojnë se janë sekuestruar dokumente dhe pajisje elektronike, ndërsa çështja po hetohet nga organet belge në bashkëpunim me strukturat europiane kundër mashtrimit.

Të fundit