Flash News

Bota

Sllovaki/ Nxënësi sulmon me thikë disa persona në një shkollë, dy të vdekur

Sllovaki/ Nxënësi sulmon me thikë disa persona në një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sllovaki.

Të paktën dy persona janë vrarë në një shkollë në veri të Sllovakisë, pasi një nxënës sulmoi të tjerët me thikë.

Zëdhënësja e ekipit emergjent sllobak, Danka Capakova tha për Reuters, se ekipe të shumta janë dërguar me urgjencë në shkollën e mesme në Spiska Stara Ves.

“Të paktën dy persona janë të vdekur dhe një tjetër i lënduar”, u shpreh ajo. 

Në një postim në Facebook, policia sllovake njoftoi se një nxënës 18-vjeç ka sulmuar arsimtaren dhe dy nxënës të klasës.

Ata shtuan se i dyshuari është arrestuar, kurse deri më tani nuk dihet numri i saktë i të lënduarve. 

Të fundit