Flash News

Bota

Sllovakia bllokon paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë

Sllovakia bllokon paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë

Shefeja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas pas mbledhjes së këshillit të punëve të jashtme në Bruksel, njoftoi se Sllovakia ka bllokuar miratimin e paketës së 18 të sanksioneve ndaj Rusisë.

"Jam shumë e trishtuar që nuk arritëm këtë marrëveshje sot. Duhet të them se ishim shumë afër qetësimit të Sllovakisë. Komisioni ka përmbushur atë që kërkoi. Tani, topi është në fushën e Sllovakisë dhe ne duhet ta arrijmë këtë marrëveshje. Kanë kaluar tashmë dy muaj.

Sanksionet janë të nevojshme për ta privuar Rusinë nga mjetet për të zhvilluar këtë luftë dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë të rrisë koston, kështu që ndalimi i agresionit të saj bëhet e vetmja rrugë përpara drejt Moskës", tha Kallas.

Ajo shton se i mirëpret njoftimet e Trump, por thotë se BE-ja do të donte të shihte SHBA-në të ndante barrën.

"Amerika dhe Evropa po punojnë së bashku, dhe nëse ne po punojmë së bashku, kjo mund të ushtrojë presion mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për ta bërë Putinin t’i japë fund kësaj lufte është ta detyrosh të veprojë", tha ajo.

Të fundit