Flash News

Bota

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen me Ukrainën: Është shtëpia jonë!

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Rusia nisi sulmin e paralajmëruar nga presidenti Vladimir Putin mbi Ukrainën. Në orët e para të mëngjesit forcat ushtarake ruse nhisën mësymjen në territorin ukrainas, ndërsa granatat dhe raketat shpërthyen disa minuta më vonë.

Teksa Perëndimi, Britania, NATO dhe SHBA kanë bërë thirrje të vazhdueshme për unitet përkrah Ukrainës, popuj nga e gjithë bota janë solidarizuar me popullin ukrainas.

Me postera nëpër duar, flamurin kombëtar të Ukrainës varur mbi supe, slogane ‘antiPutin’ të gjithë kanë vendosur t’i tregojnë njëzëri Rusisë se janë më afër me Ukrainën dhe popullin e saj.

Njerëzit valëvitnin flamuj të Ukrainës verdhë-blu dhe brohoritnin slogane pro-ukrainase. Shumë nga demonstruesit, duke përfshirë emigrantët ukrainas, mbanin pankarta duke thënë "Ukraina do të rezistojë" dhe "Thuaj Jo Putinit".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e krahasoi pushtimin rus të vendit me fushatat ushtarake të kryera nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Rusia e ka sulmuar Ukrainën në një mënyrë frikacake dhe vetëvrasëse siç bëri Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai në një konferencë në internet, gjatë së cilës ai u bëri thirrje ukrainasve të “dalin” dhe të “protestojnë kundër kësaj lufte”.

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Njerëzit mbajnë pankarta dhe flamuj ukrainas ndërsa marrin pjesë në një demonstratë në mbështetje të Ukrainës, jashtë Downing Street, në Londër

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Ukrainasit demonstrojnë kundër agresionit rus ndaj Ukrainës në Hagë, Holandë.

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Demonstruesit marrin pjesë në një protestë kundër luftës përpara ambasadës ruse në Paris pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Protestuesit japonezë dhe ukrainas marrin pjesë në një tubim kundër pushtimit rus të Ukrainës, në Tokio, Japoni.

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Njerëzit marrin pjesë në një demonstratë përpara Ambasadës Ruse pas pushtimit rus të Ukrainës, në Oslo, Norvegji.

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Ukrainasit protestojnë përpara ambasadës ruse në Madrid, Spanjë.

Sloganet ‘antiPutin’ pushtojnë botën, popujt solidarizohen

Demonstruesit mbajnë një pankartë me shkrimin "Ukraina është shtëpia jonë" përpara Ministrisë së Jashtme të Austrisë gjatë një proteste kundër pushtimit rus të Ukrainës, në Vjenë, Austri.

Të fundit