Flash News

Bota

Social Demokratët fitojnë në Danimarkë, pavarësisht kritikave Frederiksen merr votëbesimin e qytetarëve

Social Demokratët fitojnë në Danimarkë, pavarësisht

Danezët i dhanë kryeministrit aktual një mandat tjetër në votimet që u zhvilluan dje. Mette Frederiksen mori votëbesimin e qytetarëve për trajtimin pandemisë dhe për të kapërcyer krizën aktuale ekonomike.

Social Demokratët siguruan mbështetjen e tyre më të fortë në më shumë se dy dekada, pavarësisht  kritikave ndaj Frederiksen për të pasur pushtet të centralizuar rreth zyrës së saj dhe mbi mënyrën e trajtimin të pandemisë.

 “Jam shumë e emocionuar dhe krenare. Ne kemi marrë rezultatin më të mirë zgjedhor në 20 vjet”, u tha Frederiksen mbështetësve mëngjesin e sotëm në Kopenhagë.

Social Demokratët kanë shumicën në Parlament me 27.5% të votave. Blloku me prirje të majtë mori 87 vende në parlamentin me 179 vende. Megjithatë, formimi i një koalicioni të gjerë mund të jetë i vështirë, pasi shumica e aleatëve të saj të majtë thonë se do të preferonin një qeveri të pastër me prirje të majtë.

Zgjedhjet erdhën vetëm një muaj pasi sabotimi i dy tubacioneve që transportonin gaz nga Rusia në Gjermani përmes ujërave daneze nxitën një ndjenjë të paprecedentë pasigurie mes danezëve.

Burimi: Euronews

 

Të fundit