Flash News

Bota

Sondazh i ri/ Trump kalon në anvantazh kundër Bidenit

Sondazh i ri/ Trump kalon në anvantazh kundër Bidenit

Donald Trump ka kaluar në avantazh ndaj presidentit demokrat Joe Biden me gjashtë pikë, sipas sondazhit të fundit të Ipsos, shkruan Reuters.

Sondazhi me 1250 të rritur në të gjithë SHBA-në, gjithashtu tregon se shumica e amerikanëve nuk duan një garë të re zgjedhore mes ish-presidentit dhe presidentit aktual, e cila duket e mundshme pas fitores së Trump në zgjedhjet paraprake në New Hampshire.

Kështu, Trump mori mbështetjen e 40 për qind të votuesve dhe Biden 34 për qind. Pjesa tjetër nuk e kanë vendosur ende se për kë do të votojnë.

Sakaq, në sondazhin e mëparshëm nga fillimi i muajit, Trump dhe Biden ishin të barabartë.

Epërsia e Trump prej gjashtë pikë u ruajt edhe pasi të anketuarve iu ofruan kandidatët e tjerë. Trump mblodhi mbështetjen e 36 përqind të votuesve, Biden 30 përqind dhe Robert F. Kennedy Jr. tetë për qind.

 

Të fundit