Flash News

Bota

Sondazhet nxorën fitues Macronin, Le Pen reagon për herë të parë: Respektoj verdiktin e kutive të votimit!

Sondazhet nxorën fitues Macronin, Le Pen reagon për herë të

Marine Le Pen, ka folur pasi sondazhet e nxorën të humbur përballë Emmanuel Macron. Sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë. Ajo tha se rezultatet ishin megjithatë një fitore, duke shtuar se do të vazhdojë “luftën”. Le Pen u kërkoi mbështetësve të saj të vazhdojnë të mbështesin partinë e saj.

“Një erë e madhe lirie mund të kishte fryrë mbi vendin tonë, verdikti i kutive të votimit donte ndryshe”, deklaroi rivalja e Macron, ndërsa shtoi se “Unë nuk do të braktis francezët! Vive la France”.

Emmanuel Macron do të shërbejë për një mandat të dytë si president i Francës. Ai fitoi me një diferencë të thellë ndaj Le Pen, sipas sondazheve.

Franca është anëtare e NATO-s, BE-së dhe G7-ës. Ajo ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe është një fuqi bërthamore. Megjithatë, pavarësisht nga përfshirja e saj e thellë në këto shtylla të rendit perëndimor, Franca gjithashtu favorizon historikisht një politikë të jashtme autonome, që do të thotë se mund të veprojë si ndërmjetës midis rendit perëndimor të udhëhequr nga SHBA dhe kombeve si Irani, Kina dhe Rusia.

Lidhjet e mëparshme të Le Pen me Rusinë, pikëpamja jo entuziaste e NATO-s dhe pikëpamja armiqësore e BE-së nënkuptonin se fitorja e saj do të kishte tronditur mbarë botën.

Megjithatë, Macron është larg fitores mbresëlënëse të vitit 2017, ku ai mundi Le Pen me 66% të votave, kjo diferencë tani është shumë më e vogël.

Të fundit