Flash News

Bota

Sondazhet/ Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë

Sondazhet/ Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në

Partia “Tubimi Kombëtar” e ekstremit të djathtë të Francës ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare me rreth 33% të votave, sipas exit-polleve të para.

Anketuesit IFOP, Ipsos, OpinionWay dhe Elabe njoftojnë se koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor renditet në vendin e dytë me rreth 28.5%, kurse blloku qendror i Presidentit Emmanuel Macron në vendin e tretë me 20.5-23%.

Në një vlerësim për BFM TV, Elabe tha se “Tubimi Kombëtar” dhe aleatët e tij mund të fitojnë midis 360 dhe 310 vende parlamentare në raundin e dytë të votimit më 7 korrik.

Sipas sondazheve, Le Pen pritet të ketë shumicën në Parlament dhe pas rundit të dytë edhe shumicën absolute, duke i mundësuar që për herë të parë kjo parti e ekstremit të djathtë të jetë në pushtet.

 

 

Të fundit